DYLON

Urimi i Rexhep Kadriut të AAK-së për Krishtlindje

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, që njëherësh është edhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i ka uruar besimtarët katolikë. për Festën e Krishtlindjeve me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë kudo përreth nesh.

Kadriu tha se në këtë festë dëshiron që në emër të Aleancës, të përçojë mesazhin e tolerancës së ndërsjellë, dashurisë, respektit e humanizmit tek të gjithë. Ai ka uruar besimtarët e krishterë që të kremtojnë të lumtur këtë festë të tyre dhe që të mbizotërojë harmonia e lumturia mes tyre, por edhe në raport me të tjerë.

EkoHigjiena

Kadriu ka thënë se Gjilani njihet për tolerancë fetare dhe etnike, andaj ka uruar për kremtime të përbashkëta, për punë e angazhime të përbashkëta në të mirë të vendit tonë.

Urime e Gëzuar Krishtlindjet.
Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së, Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.