DYLON

Urimi i Lutfi Hazirit me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Urimi i Lutfi Hazirit me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
Avatar photo Redaksia

Urimi i Lutfi Hazirit, kreut të LDK-së së Gjilanit, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

***

EkoHigjiena

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj kryetarin e KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, dhe çdo besimtar kudo që jeton, në Gjilan, Europë e përtej atlantikut.

Ky muaj na mëson që përmes aktit personal, në mënyrën se si ne solidarizohemi me sakrificë, ky mision përmbushet vetëm atëherë kur e përjetojmë edhe vetë.

Uroj që begatia, solidariteti e mirëkuptimi të gjenden në çdo familje. Uroj që Zoti të na e shtojë të mirën, shëndetin e besimin. Mbi të gjitha, përkulja para Zotit na kujton që çdo ditë ne të gjallët duhet t’i kujtojmë e respektojmë ata që kanë kontribuar më së shumti, heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit, familjet e tyre, e kontributdhënësit e gjallë.

Për fund, përkulemi edhe ndaj familjeve tona, që janë vlera më e madhe që e ka ky qytet dhe kjo Republikë. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.