Të nderuar besimtarë të konfesionit të Krishterë. Kam nderin që në emër të Komunës së Vitisë të ju uroj Festën e Krishtlindjeve me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi ju.
Ne si komunë e Vitisë shquhemi tradicionalisht për respektin ndër fetar e ndërkulturor dhe kjo festë si edhe shumë tjera përçojnë mesazhe të tolerancës së ndërsjellë, dashurisë, respektit e humanizmit mbi të gjitha. Uroj të gjitha familjet e krishtera në komunën tonë që të festojnë me sofrat plot dhe me lumturi e harmoni në raport me të tjerët dhe me veten. Uroj që të punojmë së bashku, për sukseset tona të lavdërohemi së bashku, në fatkeqësi të jemi tok dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe përkrahjes, edhe në festa fetare e kombëtare të kremtojmë si vëllezër e motra dhe si njerëz të qytetëruar çfarë edhe jemi.
Urime Krishtlindjet!
Me respekt të veçantë
Sokol Haliti