Urimi i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Urimi i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
Të nderuar kolegë!
Struktura drejtuese të shkollave!
Të dashur nxënës!
Po e nisim edhe një vit shkollor, të motivuar e besimplotë për suksese të reja; gjithnjë të përkushtuar e me vetëdije për misionin tonë arsimor, edukativ e zhvillimor të arsimit sot dhe të vendit tonë nesër!
Si DKA bashkë me drejtuesit e shkollave, me të gjitha kapacitetet që disponojmë, kemi bërë përgatitjet e duhura për fillim të mbarë e shpresëdhënës.
Në ditën e parë të mësimit t’ia kujtojmë secili vetes sonë misionin e rëndësishëm që kemi dhe t’i presim fëmijët e të rinjtë tanë me gëzim, shpresë e besim në punën tonë, në suksesin e tyre dhe tonin.
Të jemi të gatshëm për suksese dhe t’i mundim sfidat që do të na dalin. Të gjithë ne, dimë, mundemi dhe do t’ia dalim patjetër.
Urime e gëzuar të dashur nxënës; ecshi të sigurt e me shëndet drejt sukseseve.
Urime e gëzuar, veçanërisht atyre që për herë të parë ulen në bankat shkollore!
Të nderuar kolegë; urime për vitin e ri shkollorë! Qofshi me shëndet të mirë e dalshim faqebardhë!
Drejtoria e Arsimit Gjilan.
