Urimet e Vitit të Ri 2018

Urimet e Vitit të Ri 2018

Ky vit që shkoi ishte mjaft i bujshëm dhe i gjallë. Ishte me shumë arritje dhe suksese përkundër gjithë kohës që ishte e zënë me përgatitje zgjedhore dhe zgjedhje, më se tri herë!

Kosova pati gjatë gjithë vitit shumë e shumë sprova të rënda por që I përballoi sikur një organizëm i shëndoshë dhe me shumë imunitet. Kështu edhe viti 1917 pati shumë arritje në të gjitha fushat dhe me këto të arritura Kosova doli në vend të parë!

Shkruan: Femi Halimi

Kjo por i tmerroi armiqt, të cilët të renduar jashtë e brenda me njerëz të vet e shumë edhe tanë –që marrin edhe rroga e benefite shumë nga ta, u tërbuan dhe sulmuan nga të gjitha anët e me të gjitha mjetet, sepse bindeshin se i bindën miqt tanë dhe gjithë këta që na ndihmuan të çlirohemi, për gabimin e tyre të madh të intervenimit këtu. Dukej se ky vend i vockël, i dobët e jetim, do të zhdukej me gjithçka për pak kohë. Gjith ajo propaganda me gënjeshtra e armiqësi, të lëshuara nga armiqt pandërprerë me dhelpëri, rënduan vendin dhe bënë kaos gjithë vitin që shkoi, -mirëpo nuk mund e ndalën ecjen e rëndë të fuqishme përpara të Kosovës.

Me gjithë këto, në Kosovë vitin që shkoi u hapën me dhjetëra shkolla, fabrika, uzina, punëtori të mëdha teknike; reparte për përpunime të ndryshme, licencime e projekte në të gjitha fushat. U punësuan shumë dhe u siguruan shumë edhe në këtë gjendje të rënduar të shumëfishtë. U shtruan qindra kilometra rrugë me asphalt, u ndërtuan rrjete ujësjellësish, rrjete elektriku në vazhdim dhe në riparim, shumë e shumë kontrata e projekte me ndërkombëtarë për punësim dhe prodhime të llojllojshme.

Kosova ndërtoi qindra objekter të mëdha banimi, me standardet më bashkëkohore për banim, me infrastrukturë përcjellëse për të gjitha shërbimet. Gjilani që kishte veçse një soliter në Qendër deri në përfundim të luftës, tani ka me qindra të tillë, sa duket vërtetë një qytet bashkëkohor me të gjitha. Qendra u bashkëkohorizua sërish me shumë bukuri parqesh e me shije arkitekturale, me blloqe lulishtesh të ngritura dhe me ulëse parqesh pran secilës. Më e bukura e më atraktivja u bë f o n t a n a e cila u bë gëzimi i fëmijëve qënga dita e parë!

Fshatrat tani janë bashkëkohorizua me rrjete rrugësh, transport të siguruar udhëtimi ndërurban dhe me shitore të mjaftueshme nëpër fshatra e shërbime tjera komunale, që e bënë fshatin tone tani pjesë në vazhdim të qytetit…

Shumë të arritura dhe shumë suksese u arritën dhe u bënë, nën zhurmën e llahtarshme të zgjedhjeve tri here gjatë tërë pranverës, verës e vjeshtës. Armiqt anash si gjithmonë, kujdestrarë për të keqën tonë, që lënë punët e veta e merren me punët tona, që të na ndalin, pengojnë, kurdisin fatkeqësi pas fatkeqësie, e duke përhapur gënjeshtra e shpifje me tona çdo ditë tek të huajtë. Në këtë për fat të keq edhe shumë tanë për inat e për kokëfortësi, -e me qëllim marrje pushteti thjeshtë, bënë punë të njëjtë me të armiqve.

Nuk është mirë të sulmohen vëllazërit në të njëjtën kohë kur sulmojnë armiqt. Një vendim arkaik i Ligjit të Sjelljes Kanunore thotë se ai që sulmon “gjakësin e vet” mu në kohën kur edhe sulmon armiku i të gjithëve neve vendin tonë,- ai që bën kështu, -duhet të dënohet me përzënie të plotë nga lidhja e fiseve dhe të shuhet përgjithmonë. Në paqshim diçka nëmes vete, do të drejtohemi vetë nëmes vete me ata që janë për drejtim e miratim, e jo të thirren armiqt të na drejtojnë.

Kështu megjithë shumë e shumë pengesa të rënda, pështjellimeve, pluhur e tym të politikave të të shumtëve, vendi ynë arriti jashtëzakonisht shumë dhe kjo është e vërtetë që shihet me sy. Nuk është kjo diçka që mund të fshihet, anise po ka shumë që po i fshehin e fshijnë më shumë se armiqt dhe kjo tregon se çka bën inati shqiptar dhe lufta me çdo kusht për pushtet tokësor!

Në interes të përgjithshëm Gjilani fjala vjen është bërë një qytet vërtetë perëndimor me të gjitha dhe këtë ma thonë vetë perëndimorët që vijnë shpesh musafir dhe kalojnë gjithë ditën nëpër qytet, e ka që edhe buajnë një, dy e tri netë këtu e këndej.

Kështu një gjerman më tha se hyrja në qytet nga Rruga e Bujanocit po ia përkujtonte Dyseldorfin dhe nga ai edhe unë e mora këtë cilësim për qytetin tonë të stërbukur tani! Vendlindja dhe atdheu duhen dashur dhe mbajtur me shumë dashuri e përvuajtje dhe kjo duhet t’u mësohet në edukatën qytetare fëmijëve e most ë merren që herët me “politikë partie” secili për vete, e kundër të tjerëve…

Kështu dosido kaloi tanimë gjithë viti 2017!

Nuk jemi vetëm ne në botë dhe nuk jemi as në krye të botës. Duhet ta dijmë hallin tonë, veçmas që jemi falë këtyre që po na ruajnë e po na mbrojnë, të cilëve duhet t’u falënderohemi. Vendit kanë vërshuar armiq të të gjitha llojeve dhe propaganda e mënyrave armiqësore po jepet çdo ditë në fcb e portale tjerë, me të cilët pretendohet të kthehet e keqja në këtë vend e në këtë popull, të cilën të keqe armiku që tani shtiret i butë e i mjerë, e pret ditë e natë…

Inati duhet të jetë ndaj këtij armikut, jo nëmes vete…

-!!-
Pak histori për Vitin e Ri!
Në veprën e tij kushtuar kalendarit festiv romak, poeti romak Ovidi pyetë Janusin:
-Pse nuk e le Vitin e Ri në pranverë, kur natyra zgjohet dhe gjithçka lulëzon?
Janusi, zoti atëherë në besimin romak i tha, sipas autorit:
-Sepse mesi i dimrit është fillimii i diellit të ri dhe fundi i të vjetrit…

Ky fragment dëshmon për diturinë e madhe astronomike të romakëve të vjetër, të cilët dinin
se në periudhën rreth 1 janarit dielli është më së afërmi tokës!

Foto: Panteoni në Romë

 

Megjithë këtë, në kohën e mbretërisë romake, nuk ishte viti i ri si është tani dhe nuk dihet si llogaritnin vitet. Vetëm se prej ndjekjes së mbretërve dhe me vënien e Republikës Romake, nisën të llogariteshin vitet, kurse nga mandatet e konsujve(njërit nga dy sundimtarët e Republikës Romake, mandat i cili zgjaste një vit), viti I saktë me ditë. As atëherë 1 Janari nuk u bë ky që është tani, sepse data e fillimit të mandatit të kosullit u ndërrua disa here në histori.

Kalendari Romak mbeti më pak a më shumë i pandryshuar deri në kohën e të madhit Gaj Jul Cezarit, i cili në vitin ‘46 të kohës së vjetër, kur Cezari u bë Pontifeks Maksimus, prift tempulli iparë, zbatoi reformën dhe bëri kalendarin. Sikur emrat e muajve, edhe kalendari mba emrin nga gjuha latine, “kalende” –çdo ditë e parë e muajve. Pontifeks Maksimus ishte titull madhor , (me pater Familjarisin –të parin e familjes –fisit), -që u jepej romakëve që ngritnin Ura Gjigande dhe Viadukte që veç rrugëve e kalimeve mbanin Brenda vetes edhe ujësjellësit madhështor, me gjatësi bartje të ujërave me qindra kilometra. Në shenjë madhështi komandantët romake e më vonë edhe vetë mbretërit e imperatorët i jepnin vetes këtë titull të lakmueshëm, -ndërtues urash, -e të cilin titull më vonë për çudi e lakmuan edhe papët në romë, me krishtërimin nga viti 313!

Ilustrimi: Roma e Vjetër, PERFORMANSË

Me qëllim të bënte calendar të saktë, i cili do të tejkalonte problemin e rënies nga sistemi të stinëve të vitit, Cezari kërkoi ndihmë nga astronomi i Aleksandrisë Sozigeni, i cili e këshilloi të kalohej në llogaritje ndaj Vitit Diellor në vend të atij Hënor, që ishte. Cezari dëgjoi këshillën, përcaktoi që viti të zgjaste 365 e ¼ ditë, radhiti Vitin e Brishtë që kalendari të mbetej i saktë dhe ndërroi emrin e muajit të shtatë Kuintilis në Julius, me emër të vet. Pasardhësi i tij Oktaviani ndërroi emrin e muajit tjetër Sekstilis në August, me emër të vet edhe ky. Festimi I Vitit të Ri u shua me rënien e Imperatorisë Romake, për shkak se Cezari gabimisht llogariti ditët e vitit -365.25 në vend të 365.242199, që ishte një vonim për 10 ditë, deri në shekullin XV. Atëherë papa Gërguri, me autoritet më të madhin të kohës, bëri Kalendarin Gregorian, pasise festa e 1 Janarit konsiderohej pagane.

Viti i ri në Mesjetë festohej më 25 dhjetor.

Kalendari Romak

Me papën Gërgurin bota iu kthy 1 janarit –fillimit të Vitit të Ri dhe romakët edhe njëherë treguan në sa mënyra ndikuan për mirë në botën që e kemi ne tani.

URIME VITI I RI 2018!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE