/2L ONLINE/ – 12 Qershori do të duhej të jetë një nga datat më të shënuara dhe me shkronja të arta në listën e ngjarjeve më të rëndësishme të Kosovës. Ka qenë një ngjarje që ka qenë vështirë edhe të paramendohet e lëre të parashikohet sepse ka qenë kohë e rëndë dhe e humbjes së shpresave për Kosovën.
Andaj ka qenë një klasë politike e asaj kohe e cila ka pas besim në projektin kombëtar të shtet ndërtimit të Kosovës dhe e cila pavarësisht rreziqeve ka vazhduar të besoj në filozofin tashmë Rugoviane për Liri, Pavarësi dhe Demokraci duke qëndruar në trojet e tyre dhe duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre por që nuk emërtohej si luftë pasi ishte e pakuptim pastaj kërkesa për ndërhyrje të NATOS sepse në historinë e luftërave ndërkombëtare nuk ishte e evidentuar ndonjë ndërhyrje ndërkombëtare për ta mbrojtur vetëm njërën palë në luftë andaj edhe kjo kishte qenë arsyeja që Presidenti Historik dhe themeluesi i shtetit të Kosovës kishte ndërtuar doktrinën e veprimit duke mbrojtur dhe çliruar një popull duke aplikuar parimin e mbrojtjes humanitare të një populli ani se ushtarët e tij nën emblemën ushtarake të Kosovës vepronin por se nuk kanë pasur fuqin për të larguar regjimin e Millosheviqit nga Kosova.
Këtë e kishte kuptuar herët presidenti Rugova andaj edhe deklarimet e tij të kësaj natyre keqkuptoheshin tashmë nga profiterët e luftës të asaj kohe por se ai e kishte qëllimin për ta çliruar vendin dhe popullin e vet pavarësisht akuzave të kohës që tashmë po dalin se kishin qenë me motive përfitimi edhe në kohë lufte.
Sidoqoftë Kosova dhe populli i saj e nderoi sa ishte gjallë dhe e kuptoi misionin e tij të shenjtë andaj e vlerësoi në çdo kohë dhe ishte i pari dhe i pazëvendësueshmi i vendit në çdo palë zgjedhje.
Ndërsa tash në kohën aktuale është për tu habitur se si dhe ku kanë qenë duke luftuar mbi 40.000 veteranë që sot po identifikohen dhe legjitimohen me dokumente përderisa ne rrezikoheshim me vrasje kolektive sikur të mos ishte ndërhyrja e NATOS,këtë situatë është vështirë për ta kuptuar ata që jetuan dhe vepruan në at kohë edhe pse historia do të shkruhet dhe do të mësohet gabimisht nga gjeneratat e ardhshme.
Urime dita e çlirimit Kosovë, Faleminderit President Rugova,SHBA,NATO dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën dhe familjen për këtë kohë. /2L ONLINE/