DYLON

Urime Amerikë, urime kombi ynë mik!

Avatar photo Redaksia

Sot është 4 korriku i vitit 2016, dita kur populli mik amerikan feston ditën e shpalljes së pavarësisë! Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Sot kur shënojm këtë ditë të veçant ne përkujtojm edhe Tomas Xhefersonin, në atë kohë 32 vjeçar i cili hartoi deklaratën e pavarësisë dhe 50 vite pas shpalljes së pavarësisë me 4 korrik të vitit 1826 ndërroi jetë për tu kujtuar çdo herë si themelues i SHBA-ve dhe baba i demokracisë!

EkoHigjiena

Ne si komb kemi arsye të mëdha të festojm këtë ditë, ngase ishte SHBA, ajo që bëri më së shumti në ruajtjen e mëvetësisë së tokave arbnore.

Ishte, Presidenti Bush ai që dekada më parë i dha një vijë të kuqe regjimit kriminal serb që të ketë kujdes me Kosovën dhe popullaten e saj, duke e paralajmruar kriminelin Millosheviç se çdo sulm ndaj kombit shqiptarë është sulm direkt ndaj interesave strategjike amerikane.

Ishte, Presidenti Clinton, ai i cili amanetin e ish presidentit Bush e vuri në funksion, duke ndërmarrë sulmet ajrore kundër Serbisë e që çuan në lirinë e përherëshme të Kosovës, kësaj toke të Shqiprisë së vjetër.

Ishte prap Bushi junior, President Amerikan, i cili nga një vizitë në Shqipëri më 9 qershor 2007, njohu mëvetësinë e Kosovës, kjo i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cila u bë tek një vit më vonë më 17 shkurt të vitit 2008.

Jemi sot 8 vite pas pavarësisë së Kosovës, ku shteti amerikan po bënë gjithëçka të mirë për të forcuar vendin tonë!

E sot, kur ne i gëzojm 17 vite liri, populli yni më mik, kremton 240 vite mëvetësi të SHBA-ve, a ka arsye më të mëdha dhe më krenari se sa të festojm së bashku këtë ditë të pavarësisë, të vlerave e të demokracisë!?

Urime miq amerikan, urime shkëlqesia juaj Ambasador Greg Delawie, urime amerikan ku do që jeni!

Zoti ju bekoft, Zoti e bekoft Tomas Xhefersonin!

Me që se kjo ditë koincidon me festën e madhe islame të Fiter Bajramit, vëllezër të mi të dashur urime kjo festë, Ju dhe familjet e juaja paqi bekimin e Zotit!

Kemi shumë arsye të festojm së bashku, urime!

Arbër R. Ismajli

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.