DYLON

Urim i përzemërt për ekipet e zjarrfikësve në Komunën e Vitisë

Urim i përzemërt për ekipet e zjarrfikësve në Komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve me 4 maj, Komuna e Vitisë përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për punën e jashtëzakonshme të zjarrfikësve tanë.

Guximi, përkushtimi dhe gatishmëria juaj për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, shpeshherë në rrethana tejet të rrezikshme, janë dëshmi e vlerave më të larta njerëzore dhe profesionale ishin fjalët e drejtorit të drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti Z. Basri Aliu gjatë vizitës së sotme në Brigadën e njësisë së Zjarrëfikësve në Viti.

EkoHigjiena

I falënderoi sinqerisht edhe në emër të Kryetarit të Komunës z.Sokol Haliti, për sakrificën dhe përkushtimin e tyre të pandalshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve tanë Jeni krenaria e komunës sonë!

Urime Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.