Urgjent të përfshihen mediat si sektor i rëndësishëm ne skemën e Qeverisë

Urgjent të përfshihen mediat si sektor i rëndësishëm ne skemën e Qeverisë

OAK ripërsërit kërkesën e saj të bërë tek Qeveria, që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë ashtu siç parashihet me pikën 6. Kjo bëhet në bazë të diskutimit që OAK ka bërë me mediat anëtare, të cilat kanë shfaqur shqetësim të madh si rezultat i gjendjes së krijuar dhe rrezikut që janë duke u përballur, me qëllim të informimit të shpejtë dhe të saktë të qytetarëve.

Puna e mediave në terren, paraqet jo vetëm rrezik të drejpërdrejtë për punën e tyre por gjithashtu ata janë duke rrezikuar edhe familjet e tyre nga një infeksion potencial.

OAK vlerëson që Qeveria duhet të trajtojë të gjithë qytetarët e barabartë në këtë kohë të rëndë me të cilën jemi duke u përballur të gjithë.

OAK kërkon edhe nga mediat, që ashtu siç janë duke raportuar në baza të rregullta për të gjitha zhvillimet dhe janë duke përkrahur institucionet dhe bizneset, të raportojnë edhe për gjendjen e tyre jo të mirë në këtë kohë.

KOMENTE