(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin M. P., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri M. P., serb, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë, nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK).
I pandehuri dyshohet se me datë 18.12.2014, në ora 03:40 minuta në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë” me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë të dobisë pasurore, ka organizuar kontrabandimin me migrantë, përkatësisht udhëtimin nga Gjilani deri në Suboticë të Republikës së Serbisë për të dëmtuaritB. H., V. H. dhe S. B..
Për këtë udhëtim nga Gjilani deri në Suboticë të Republikës së Serbisë, i pandehuri është marr vesh për çmimin prej 450 (katërqind e pesëdhjetë) Euro me të dëmtuarit.
Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 18.12.2014 deri më datën 18.01.2015.
I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./2L ONLINE/