DYLON

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e një zyrtari policor

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin G. Jakupi, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, njoftron Zyra për Informim Publik e Gjykatës Themelore në Gjilan.

I pandehuri G. Jakupi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me profesion zyrtar policor, dyshohet se ka kryer veprën penale, sulmi nga neni 187 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së.

EkoHigjiena

I pandehuri G. Jakupi, si person zyrtar në vendin publik para shtëpisë së shëndetit në Gjilan ka sulmuar, duke e goditur me grushte në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin G. Q. si dhe dëshmitarin E. S., sikur edhe fakti tjetër se si person zyrtar në vend publik në praninë e qytetarëve me revole zyrtare i është kërcënuar të pranishmëve të cekur më lartë.

Ndërkohë në kohën kur ka ndodhur ky incident, i pandehuri, G. Jakupi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.