DYLON

Urdhërohet mbajtja në arrest shtëpiake për R. Latifaj

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rëndatë Gjykatës Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen nëarrest shtëpiak për të pandehurin R. Latifaj, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri R. Latifaj, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 tëKodit Penal të Republikëssë Kosovës(KPRK).

EkoHigjiena

I pandehuri dyshohet se gjatë periudhës kohore 2013/2014, në cilësinë e personit zyrtar – Shefit të Inspeksionit në Komunën e Kamenicës, në vazhdimësi, ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit në këtë komunë.

Gjithashtu i pandehuri duke komunikuar, ndihmuar, dhënë instruksione për eksploatimin ilegal dhe udhëzuar pronarët e disa kompanive që të pajisjen me dokumente doganore si mbulesë për veprimtaritë e tyre ilegale, e të cilat veprimtari janë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me nr. 02/45, të datës 02.11.2011, i cili vendim ndalon në tërësi veprimtaritë e të gjithë operatorëve që nuk janë të licencuar – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Arresti shtëpiak ndaj të pandehurit do të zgjasë nga data 24.09.2014 deri më datën 23.10.2014.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.