DYLON

Urdhërohet mbajtja në arrest e një të mituri

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në arrest shtëpiak për të miturin L. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri L. M., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer dy vepra penale:, 1) lëndim i lehtë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin 1.1 dhe 2) mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Dyshohet se i mituri së me datë 28.01.2015, rreth orës 17.35, në rrugën “Dëshmorët e Vitisë” në Komunën e Vitisë, për motive të pa qarta, me skallpel godet nga mbrapa të dëmtuarin V. I., në pjesën e pasme të shpinës, saktësisht në mes të shpatullave, duke i shkaktuar lëndime, ku si pasoj e plagëve viktima dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, e më pas në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.