DYLON

Uragani i Anamoravës edhe pas 25 viteve nuk gjendet i skalitur në shtatore

Uragani i Anamoravës edhe pas 25 viteve nuk gjendet i skalitur në shtatore
Avatar photo Redaksia

Ju nuk e keni njohur, por vetëm keni dëgjuar për te , por nëse të jepet mundësia, ke dëshirë të mësosh hollësi të tjera për jetën, krijimtarinë, aktivitetin patriotik të tij. Dhe, sa i dëgjon kujtimet e atyre që i kanë njohur më afër, që kanë jetuar, që kanë ndarë gëzimin e hidhërimin së bashku, ato të nguliten thellë në kujtesë dhe pas kësaj nisesh dhe krijon portretin e heroit, se kujtimet trokasin me forcë në mendjen tënde.

Shkruan: Izmi Zeka

Në fjalët e gjithë atyre që i kanë njohur, qoftë përmes materialeve të shumta, qoftë në formë ditari të shkruar, ky portret i heroit bëhet gjithnjë më i plotë, më i fuqishëm, dhe vetë ikja e tij e hershme dhe e pa ndriçuar e misterioze plotëson më së miri, portretin e luftëtarit te lirisë

EkoHigjiena

Në të kaluarën tonë, të afërt e të largët, shpeshherë hasim figura të cilat, me fajin tonë, kanë mbetur të pa studiuara, dhe të pa hulumtuara në dimensionet e përgjithshme historike dhe në rrafshin e përgjithshëm.

Kjo harresë, nëse mund ta quajmë kështu, nuk duhet dhe nuk guxon të ndodhë. Më së paku për ata që nuk e meritojnë harresën.Një figurë e rëndësishme, një veprimtar e një atdhetar i devotshëm, padyshim është edhe njeriu në kujtim të të cilit jemi tubuar ne sot këtu, Xhevat Qerimi.

Portretizimi i figurës madhështore të Xhevat Qerimit është shembull unikat i shtyrjes së një procesi që ishte tejet i vështirë. Njeriu mund të krenohet për veprat e tij, por edhe për miqtë e tij. Edhe për mua është një nderë të kujtoj vitet 1985 e tutje kur unë pata nderin që t`a njihja për së afërmi intelektualin e kohës, studentin e shkëlqyeshëm dhe vizionarin Xhevat Qerimin.

Aktiviteti i tij në rrafshin ilegal të LPRK-së ka korresponduar në tri dimensione të kohës: – Dimensioni koordinues me komitetin drejtues të kohës – Dimensionin intelektual dhe – Dimensionin e një karakteri të pandalshëm për të sfiduar pushtuesin serb. Këto komponente në mënyra triviale paraqesin figurën triometrike që i kalon kornizat kohore dhe invencionin sa shkencor aq edhe historik.

Thellësia e portretizimit të këtij tribuni sfidon hapsirën, momentin dhe rrethanat por në të njëjtën vertikale edhe pushtetin shtypës të Beogradit. Pas 81-tës, për herë të parë, arrihet të organizohet demonstratë e fuqishme në Gjilan në vitet 1989-90, në të cilën demonstratë një rol të padiskutueshëm e kishte Xhevat Qerimi. Kjo ishte vetëm rrumbullakim i filozofisë së veprimit konkret apo të realizuar dhe dizajnuar më herët. Gjilani, Dardana e Vitia, pa angazhimin e tij, nuk do e kishin dinamikën e organizimit dhe të përpjekjeve të pandërprera për liri. Par rënies ne burg te grupit te Gjilanit dhe Llapit ne vitin 1985 fillon rikonsilidimi i radhëve te LPRK-se ku ne krye ta saj ishte tani i përjetësuari ne memorie dhe altarin e lirisë Xhevat Qerimi.

Ai padyshim paraqet simbolin e unifikimit dhe strukturimit te radhëve qe ishin te dekonsoliduara pas burgosjes se një numri të madh të ilegales ne Kosove. Dhe jo vetëm kaq Xhevati si udhëheqës i këshillit te rrethit te Gjilanit ,Kamenices dhe Vitisë i jep frymëmarrje lëvizjes dhe shtrirjes se saj anekënd Kosovës e ne veçanti ne këto treva qe i përmenda me sipër. Nuk ishte e rastit shtrirja e LPRK-së dhe se falë atributeve të Xhevatit me shokë rezultatet dhe sukseset shiheshin në të gjitha rrethet e tri komunave. Brenda një ore mbushej i tërë qyteti apo qytetet qoftë me komunikata apo pamflete. Bazë e këtij organizimi të fuqishëm ishte Xhevat Qerimi. Një djalë i ri si Xhevati nuk e dinte çka është frika kur atdheu kërcënohej.

Tani kur ikën vitet qenia shpirtërorë ringjall aktivitetin pothuajse 10 vjeçar pa hyrë në detaje kemi portretin e një dëshmori që u rrit me frymën e martirëve më të mëdhenj. Pikëpamjet e këtij nga të dhënat dhe shkrimet autentike janë dimension real e praktik dhe nga ky përkufizim kjo figurë emblematike del si rrjedhim i logjikshëm i vazhdimësisë së përpjekjeve për krijimin e vlerave të platformës për shtetësinë e Kosovës. Prandaj veprimtaria këtij dëshmori duhet të shikohet në kontekstin kohorë. Sot, Xhevati vjen i skalitur në shtatore, i buzëqeshur dhe krahëhapur për të jetuar jetën, ai erdhi sot në vargje, në pllakë, në histori, aty ku përjetësisht e ka vendin.

Në kuptimin e vlerësimit kombëtar, filozofia e shtrirjes ilegale dhe luftarake të bashkërenduar nga Xhevat Qerimi paraqet kulmin e zhvillimit të saj, duke krijuar kushte për zhvillim dhe progres të mëtutjeshëm. Xhevati pati ndikim të fuqishëm në rrjedha të lëvizjes ilegale të kohës. Kjo veprimtari e Xhevat Qerimit konceptohej në tri linja: – në angazhimin për përgatitjen dhe njohjen në esencë të qytetarit për shtypjen që bënte Serbia, – për ndërkombëtarizimin e shtypjes dhe – të luftës si pjesë e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Parapërgatitja e tij, potenciali intelektual, njohja e rrethanave kombëtare e ndërkombëtare, ishin komponentë që ndikuan në proceset e mëtutjeshme dhe strukturimin e lëvizjes çlirimtare drejt procesit final… Në këtë aspekt figura e tribunit të kësaj treve konsistonte në artin e luftës. Dhe ky art natyrshëm drejtpeshohet në frymën dhe qartësinë që e përshkonte dëshmorin e kombit dhe personifikimin e luftës çlirimtare si rrugë e vetme dhe e pashmangshme për zgjidhje përfundimtare.

Xhevat Qerimi, kjo veç sa për të mbetur në kujtesë, ishte njëri nga pjesëmarrësit e grupit të parë të shqiptarëve të Kosovës, që shkuan për ushtrime ushtarake në Shqipëri, e që në fakt paraqet bërthamën e parë të një përpjekje për një ushtri të organizuar e që më vonë do të ishte e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga ky refleksion Xhevat Qerimi paraqet në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqet mendjen,artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Kosovës.

Po t’i hidhet një sy vetë pamjes së Xhevat Qerimit, përfytyrimi për jetë ka vlerë, sepse jetën e bëri bashkë me vdekjen për të qenë të lirë. Nga kjo pamje që ka kuptimësi, arti i flijimit merr këto dimensione: Dimensionin historik, dimensionin moral e politik, dimensionin e përfaqësimit të unitetit dhe dimensionin e shtetformimit.

Çka do që të themi ne të gjallët, sot ose kurdo tjetër, nuk mund të ndikojmë në madhështinë e dëshmorëve, të rënëve, e kontribuuesve të lirisë. Ata, ne me fjalët tona, nuk mund t’i bëjmë as më të mëdhenj e as më të vegjël. Ata e kanë siguruar lavdinë përkundër të gjitha atyre që themi ne. Por, fjalët tona më shumë flasin për neve të gjallëve. Sepse duke i kujtuar dhe ata, të pavdekshmit, ne e fisnikërojmë vetveten dhe e ndërtojmë të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.