DYLON

UP shënon 44 vjetorin e themelimit

Avatar photo Redaksia

Universiteti i Prishtinës shënon sot 44 vjetorin e themelimit. Kuvendi themelues i këtij institucioni u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Themelimi i këtij institucioni të arsimit të lartë vlerësohet ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar.

EkoHigjiena

Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.