DYLON

UNMIK dhuron 103 pako ushqimore higjienike për Komunën e Kamenicës

UNMIK dhuron 103 pako ushqimore higjienike për Komunën e Kamenicës
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion 103 pako ushqimore dhe higjienike nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) .

Këto 103 pako do të shpërndahen tek familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është mirënjohës ndaj UNMIK-ut për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj komunës sonë.

“Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ka dhuruar 103 pako ushqimore e higjienike për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në komunën tonë.
UNMIK-ut i jemi mirënjohës për mbështetjen e ndihmën që na e japin vazhdimisht, sidomos që nga fillimi i pandemisë”, tha Kastrati.

Edhe drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar UNMIK-un dhe të gjitha ata të cilët kanë ofruar ndihmë në vazhdimësi ndaj Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.