Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës se Shqipërisë ka ndarë kuotat e dedikuar për studentët e trojeve dhe për Preshevë ka ndarë 152 vende, Bujanoc 139 ndërsa për Medvegjë 130 vende për studentë të nivelit të parë në të gjitha programet e studimit të lartë.
Në bazë të udhëzimit me nr. 18 të datës 16.08.2017 të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në lidhje me procedurat e aplikimeve dhe regjistrimit në programet e studimeve nëpër universitetet e Shqipërisë ftohen të aplikojnë edhe studentët e Luginës së Preshevës.
Afati për aplikim në të gjitha programet e studimeve fillon me nga ditë e hënë 21.08.2017 dhe mbaron më 26.08.2017 pranë universiteteve të Universitetit të Tiranës.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për tu njoftuar saktë me të gjitha procedurat dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar në këtë afat.
BURIMI: Titulli.com