DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” prezanton ndërkombëtarizimin në “Staff Week” të Çukurova University

Universiteti Publik “Kadri Zeka” prezanton ndërkombëtarizimin në “Staff Week” të Çukurova University
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, mori pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Staff Week”, të organizuar nga Çukurova University, duke prezantuar aktivitetet dhe zhvillimet kryesore të universitetit para partnerëve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë ngjarje, U.D. Udhëheqësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, prezantoi UKZ-në me temën “Boostering Internationalization”, ku u theksua angazhimi i universitetit në ndërkombëtarizim, mbështetjen e studentëve dhe stafit akademik, si dhe avancimin e proceseve dhe procedurave në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Në “Staff Week” morën pjesë partnerë universitarë dhe përfaqësues institucionesh nga Franca, Lituania, Turqia, Gjermania, Malaysia, Uganda, Maroku, Greqia, Portugalia dhe Kazakistani, si dhe organizata të ndryshme evropiane.

Gjatë qëndrimit në Çukurova University, delegacioni i UKZ-së zhvilloi vizita në fakultete të ndryshme të universitetit, ndër to edhe në Fakultetin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë si dhe atë Juridik, ku u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta akademike.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e Universiteti Publik “Kadri Zeka” për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe rritjen e prezencës së tij në rrjetet akademike globale. /2LONLINE/