DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesë e Panairit Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesë e Panairit Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025, i cili u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës.

Ky aktivitet u organizua nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

EkoHigjiena

Gjatë panairit, u.d. udhëheqësja e Divizionit për Karrierë dhe Alumni në UKZ,. Arlinda Selmani, prezantoi para të pranishmëve programet studimore që ofron universiteti, mundësitë për angazhimin e studentëve në tregun e punës, si dhe aktivitetet që zhvillon Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni.

Ky panair shërbeu si një platformë e rëndësishme për rrjetëzim ndërinstitucional, duke i mundësuar UKZ-së të vendosë kontakte të reja me institucione publike dhe kompani private.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vlerëson lartë rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, të cilat ndihmojnë në përforcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe kërkesave të tregut të punës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.