DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore 2026-2029

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore 2026-2029
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Programin SHER – Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, organizoi një punëtori të dedikuar për hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore. Ky aktivitet u zhvillua me qëllim të promovimit të barazisë gjinore dhe integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e funksionimit të Universitetit.

Fjalën hapëse e mbajti Prof. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i cili theksoi se angazhimi i universitetit për barazinë gjinore është i pandashëm nga misioni i Universitetit për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

EkoHigjiena

Më pas, Z. Nehat Dervishi nga Ekipi i Programit SHER, prezantoi metodologjinë dhe analizën e situatës në Universitet, ku tha se metodologjia e përdorur synon të identifikojë mundësitë dhe sfidat reale për të avancuar barazinë gjinore në Universitet.

Prof. Asoc. Dr. Voglushë Kurteshi, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Cilësi tha se sigurimi i cilësisë dhe respektimi i parimeve të barazisë gjinore janë baza e zhvillimit të një mjedisi akademik të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Punëtoria përfshiu katër sesione kryesore të udhëhequra nga Prof. Ardiana Gashi, Eksperte e Programit SHER.

Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2026-2029, synon të krijojë një universitet të barabartë gjinor, duke vendosur shtyllat kryesore dhe objektivat strategjike, të cilat do të shërbejnë si bazë për objektivat specifike të periudhës 3-vjeçare, të përcaktuara sipas parimit SMART (Specifik, Matshëm, Arritshëm, Realist, dhe me Afat). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.