DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Informim dhe Privatësi
Avatar photo Redaksia

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Marrëveshja u nënshkrua nga Prorektori i UKZ-së, Prof. Dr. Naim Mustafa, dhe Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e qasjes në dokumente publike, mbrojtjes së të dhënave personale dhe promovimit të praktikave të mira të qeverisjes së informacionit.

Në kuadër të saj, parashihet zhvillimi i ligjëratave të ftuara, trajnimeve profesionale, përfshirja e temave për qasje dhe privatësi në kurrikulat mësimore, si dhe mundësi për praktikë profesionale për studentët e UKZ-së pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Gjithashtu, marrëveshja përfshin bashkëpunim në projekte kërkimore, shkëmbim të përvojave profesionale dhe organizim të përbashkët të punëtorive dhe aktiviteteve akademike që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Përmes kësaj marrëveshjeje, UKZ dhe AIP synojnë të krijojnë një bazë të qëndrueshme bashkëpunimi që ndihmon në zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit akademik, si dhe në avancimin e politikave dhe praktikave për mbrojtjen e të dhënave dhe qasjen në informacion publik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.