DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mirëpret përfaqësues nga tetë organizata ndërkombëtare evropiane

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mirëpret përfaqësues nga tetë organizata ndërkombëtare evropiane
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, ishte nikoqir i pritjes së përfaqësuesve nga tetë organizata evropiane, me të cilët u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në projekte me karakter ndërkombëtar.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga: Ieva Šimaliūtė-Gaidukevičienė nga Asociacija Socialinis Hubas (Lituani); Martina Haas nga Systeme in Bewegung (Gjermani); Crispim Rodrigues nga Associação Raquel Lombardi (Portugali); Vladyslav Olefirenko nga VAEV R&D (Austri); Victor Santos dhe Joana Oliveira nga Associação Form2you (Portugali); Maria Jose Martinez nga AIFED (Granada, Spanjë); si dhe Milos Pavlović nga EU4ALL (Nish, Serbi).

EkoHigjiena

Pritjen e përfaqësuesve të organizatave evropiane e bënë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Projekte dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Prodekani i Fakultetit Ekonomik Prof. As. Dr. Lulzim Rashiti, si dhe Betim Berisha nga Zyra e Projekteve.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi projektet që synojnë avancimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Në të ardhmen e afërt, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të jetë pjesë e këtyre iniciativave evropiane, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që mbështesin studentët dhe edukimin cilësor të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.