Universiteti Publik  “Kadri Zeka” feston  5-vjetorin e themelimit

Universiteti Publik “Kadri Zeka” feston 5-vjetorin e themelimit

Nën moton “PESË DITË AKTIVITET – PESË VITE UNIVERSITET”, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan feston 5-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, Universiteti Publik “Kadri Zeka”, do të ketë organizime të ndryshme të cilat paraqesin aktivitetet e këtij Universiteti në këtë rrugëtim të tij.

Ditët për festimin e 5- vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, fillojnë më 05 mars 2018 (e Hënë), për të vazhduar gjatë gjithë javës. Kurse manifestimi qendror do të mbahet më 09 mars 2018 (e Premte), ora 12:00, në sallën A34, në mjediset e Universitetit.

Më poshtë keni agjendën për organizimet e Fakultetit te Edukimit që do te mbahen sot më 05.03.2018.

Aktivitete e Fakulteteve mbahen në hollin e Universitetit “Kadri Zeka” kati I-rë.

Gjatë javës do të ketë organizime të ndryshme edhe nga Parlamenti Studentor i UKZ-së.

KOMENTE