DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të bashkëpunojë me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të bashkëpunojë me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK),  Ganimete Xhelili, kanë  nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Meqenëse ndërmjetësimi si proces, por dhe si instrument është i rëndësishëm për trajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve civile, tregtare, familjare dhe penale, ky memorandumi synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të këtyre çështjeve që janë me interes reciprok. Palët konstatuan rolin dhe rendësin e kësaj marrëveshje në faktin e sensibilizimit të përparësisë dhe afirmimit të zgjidhjes së kontesteve ndërmjet palëve në procedurë gjyqësore.

EkoHigjiena

Palët sipas kësaj marrëveshje do të bashkërendojnë aktivitetet në sferën e bashkëpunimit për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Odën e Ndërmjetësuesve te Kosovës (ONDK) dhe prezantimin e temave në fushën e ndërmjetësimit nga ana e ndërmjetësuesve para studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, për trajnime e tema të veçanta që ndërlidhën me fushën e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Fokus i veçantë i këtij memorandumi është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta profesionale (ligjërata/debate) me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët e Fakultetit Juridik. Për implementimin e konferencave / debateve / simpoziumeve, UKZ do t’i vë në dispozicion të ONDK pa kompensim klasat dhe ambientet e tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.