DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimit të përvojave në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, organizimit të konferencave të përbashkëta, projekteve ndërkombëtare, si dhe shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve.

EkoHigjiena

Të dy rektorët shprehën vullnetin dhe përkushtimin e tyre për thellimin e marrëdhënieve në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë dhe promovimit të vlerave të përbashkëta ndëruniversitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.