DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës thellojnë bashkëpunimin akademik

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës thellojnë bashkëpunimin akademik
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, kanë realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku janë pritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në kuadër të kësaj vizite, u zhvillua një takim zyrtar mes Rektorit të UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektorit të UAMD-së Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

EkoHigjiena

Kjo marrëveshje vjen si vazhdim i angazhimeve të ndërsjella për forcimin e lidhjeve akademike dhe synon bashkëpunimin në rritjen e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, organizimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore si dhe krijimin e programeve të përbashkëta dhe duale të studimit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes dy institucioneve të arsimit të lartë dhe përforcon përkushtimin e përbashkët për të ofruar më shumë mundësi për zhvillim akademik dhe profesional. /2LONLINE/