DYLON

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Banka Raiffeisen nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Banka Raiffeisen nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Raiffeisen dhe Raiffeisen Tech Kosova. Ky partneritet ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes arsimit të lartë dhe industrisë bankare dhe do të ofrojë mundësi për zhvillimin e trajnimeve, seminareve dhe mundësive për praktika për studentët e Universitetit të Gjilanit.

Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes tjetër me Raiffeisen Tech Kosova ka për qëllim avancimin e aftësive profesionale të studentëve dhe ofrimin e mundësive të karrierës për të rinjtë kosovarë, duke i kyçur ata në projekte të ndryshme zhvillimore nga të cilat do të kenë edhe mundësi për bursa e po ashtu edhe për pagesa mujore të rregullta. Pjesëmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të siguruar një përgatitje më të mirë të studentëve për tregun e punës dhe për të kontribuar në forcimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë kosovare.

EkoHigjiena

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku në lidhje me këtë marrëveshje bashkëpunimi tha se ky bashkëpunim me Bankën Raiffeisen është një mundësi e shkëlqyer për studentët tanë, duke u ofruar atyre mundësi praktike dhe profesionale që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të jenë më të gatshëm për të përballuar kërkesat e tregut të punës. “Si Universitet, angazhohemi për të ofruar arsim cilësor dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi për studentët tanë, dhe ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave,” ka thënë Rektori Dërmaku.

Ky hap i rëndësishëm do të mbështesë zhvillimin e shpejtë të shkathtësive profesionale dhe njohurive në fushën bankare, si dhe do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.