DYLON

Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kastamonias

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar sot marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Kastamonias nga Turqia Prof.Dr. Seyid Aydin.

Në kuadër të kësaj marrëveshje njëherësh u nënshkrua edhe një protokol për shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik në kuadër të “Mevlana Exchange Programme Protocol”.

EkoHigjiena

Të dy rektorët shprehën vullnetin e mirë për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndër-universitar për themelimin e programeve të përbashkëta për studime në nivelin bachelor dhe master. Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes në fjalë, Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Kastamonias nga Turqia, ndër të tjera, do të mund të shkëmbejnë studentët, stafin administrativ dhe akademik në projekte ndërkombëtare, publikime të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme e fusha të tjera më interes për të dy palët.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare është arritur si rezultat i punës që Universiteti “Kadri Zeka” po arrin të krijoj në vazhdimësi me Institucionet arsimore me renome ndërkombëtare. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.