• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER
Gjilan Info+

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER

by Redaksia 2LONLINE 20 Shtator, 2021 4 min read
 Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2021/2022, ku do të regjistroj 185  studentë të rregullt, për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale dhe Juridik Penal.

Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 23 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia, ku numri i tyre  do të jetë 2% studentë të rregullt, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë 1% e kandidatëve, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Kandidatët të cilët kanë diploma jashtë Kosovës duhet ta bëjnë nostrifikimin e tyre në MASHT.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 20.09.2021 deri më 05.10.2021 nga ora 9.00 deri në orën 16.00. (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të shtunave dhe të dielave).

Provimi pranues do të mbahet të premtën më datë 08.10.2021.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të enjten më datë 07.10.2021.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 11.10.2021 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 13.10.2021 duke filluar nga ora 10.00.

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 14.10.2021.

Regjistrimi i studentëve të pranuar do të do të bëhet më 19.10.2021 në zyrën e TI-së.

Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.https://www.uni-gjilan.net/lajmet/konkurs-per-pranimin-e-studenteve-te-rinj-ne-vitin-e-pare-te-studimeve-master-ne-vitin-akademik-2021-2022/

Tags: aktuale Gjilan konkurs Studentët Universiteti “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve si dhe lëndim trupor”

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com