DYLON

Universiteti “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë publikuar rezultatet preliminare te provimit pranues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” për vitin akademik 2016/2017. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, më datë 25-26 korrik 2016, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.

Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin “Kadri Zeka”, prej orës 10:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të enjten më 28-07-2016 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër sallat e caktuara të Universitetit.

EkoHigjiena

Ndërsa ankesat e parashtruara në shkallën e dytë, do të shqyrtohen të premten më 29 korrik 2016 duke filluar nga ora 10:00.

Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2016/2017. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.

http://uni-gjilan.net/te-pergjithshme/rezultatet-preliminare-te-provimit-pranues-te-studenteve-per-vitin-akademik-201617-ne-universitetin-kadri-zeka/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.