• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur konkurs për studime master
Gjilan Info+

Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur konkurs për studime master

by Redaksia 2LONLINE 18 Shtator, 2017 2 min read
 Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur konkurs  për studime master

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve master ofron dy programe studimi për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet master respektivisht në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor me notë mesatare me së paku 7.50 nga fusha e Shkencave Kompjuterike, Juridike, Ekonomike dhe nga ndonjë fushë e afërt me këto, apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës nga këto fusha të studimit në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë të Kosovës.

Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë studentët të cilët kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të drejtë konkurrimi kanë edhe ata të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati/ja duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës, e cila lëshohet nga MASHT-i.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 18.9.2017 deri më 16.10.2017, kurse provimi pranues për studime master, do të mbahet më datë 18.10.2017

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues për master do të bëhet më së voni deri më 19.10.2017 në fakultetet përkatëse, si dhe në uebfaqen e Universitetit www.uni-gjilan.net , ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për master do të bëhet deri më 23.10.2017.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve.

Tags: konkurs kryesore studimeve master Universiteti “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Policia

Policia kufitare e Republikës së Kosovës identifikon dy (2) automjete (BMW X6)

24 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 9 vjetorin e themelimit

10 Mars, 2022

ABC design hapë konkurs pune dhe praktike për këto pozita:

26 Shkurt, 2022

Kryetari i Gjykatës së Gjilanit ligjëron para studentëve të vitit të parë të Fakultetit Juridik

21 Dhjetor, 2021

Vazhdon edhe për dhjetë ditë afati i konkursit për zyrtarë policorë

16 Nëntor, 2021

Të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë, po informohen rreth konkursit për zyrtarë policorë dhe inkurajohen për aplikim

29 Tetor, 2021

Ministria e Mbrojtjes hapë konkursin për rekrutimin e 840 ushtarëve aktivë në FSK

21 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com