DYLON

Universiteti “Kadri Zeka” gati për vitin akademik 2016/2017

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kështu Universiteti “Kadri Zeka”, në nivelin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/2017 do të pranojë 1504 studentë të rregullt duke përfshirë edhe kuotat nga Lugina e Preshevës dhe komunitetet pakicë.

EkoHigjiena

Edhe kësaj radhe Universiteti “Kadri Zeka” për vitin akademik 2016/2017 do të pranojë studentë në katër fakultete respektivisht në shtat programe të studimit: në Fakultetin e Edukimit programet e studimit Arsimi Fillor dhe Parashkollor , në Fakultetin Ekonomik me programe studimi Menaxhment, Banka Financa dhe Kontabilitet dhe Marketing, në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.