DYLON

Universiteti “Kadri Zeka” do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian

Universiteti “Kadri Zeka” do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

Ky organizim mbahet të premten, më 27.01.2023 ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Titulli i nderit i jepet me këtë motivacion:

  1. Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë;
  1. Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;
  1. Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi;
  1. Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;
  1. Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);
  1. Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe
  1. Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.

Vendi ynë është me fat që ka miq të tillë, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i nderuar dhe krenar që i jep çmimin më të lartë personaliteteve si z. Lukas Mandl. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.