DYLON

Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizatore e manifestimit “Takimet e Dom Mikelit”

Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizatore e manifestimit “Takimet e Dom Mikelit”
Avatar photo Redaksia

Më 23 shtator 2017, në Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në Stubëll të Epërme, të Vitisë, në orën 9:00, me meshën pontifikale nga Imzot Dodë Gjergji, një fjalim i organizatorit Dom Jeton Thaçit.

EkoHigjiena

Manifestimi do të vazhdojë me tribunën shkencore me temën “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referues i parë do të jetë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Pror. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Sipas programit, po atë ditë do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe do të ndahen çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit.

Ky manifestim është një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale në Kosovë dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.