DYLON

Universiteti i Kirklarelit në Turqi prezantoi programet studimore para maturantëve gjilanas

Universiteti i Kirklarelit në Turqi prezantoi programet studimore para maturantëve gjilanas
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të orientimit për karrierë, Universiteti i Kirklarelit në Turqi para maturantëve gjilanas, në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, ka mbajtur një prezantim informues për programet që ofron ky universitet.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Naim Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Bekim Mustafa, drejtorë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” si dhe këshilltarët për karrierë nga të gjitha shkollat e mesme të Gjilanit.

EkoHigjiena

Fillimisht, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, ka theksuar se orientimi në karrierë për maturantët është shumë i rëndësishëm dhe ka falënderuar mysafirët nga Turqia për vizitën që i kanë bërë shkollave të Gjilanit dhe për mundësinë që po u japin maturantëve gjilanas në përzgjedhjen sa më të mirë të të ardhmes së tyre.

Feim Gashi, profesor në Universitetin e Kirklarelit tash e 12 vite, ka theksuar se ai vetë jeton tash e 25 vite në Turqi dhe ka folur për kushtet që ofron ky universitet, i cili ka mbi 25 mijë studentë, 11 fakultete, shtatë shkolla të larta edhe atë nga të gjitha fushat.

Sipas tij, vetëm nga shtetet e Ballkanit, në këtë universitet ka 700 – 800 studentë, prej tyre edhe nga Kosova dhe se ky universitet ofron edhe bursa.

Gashi foli edhe për kampuset, për 176 programet e ndryshme, sikurse edhe për kushtet që i ka ky universitet, derisa edhe nxënësit maturantë me pyetjet e tyre u interesuan për mundësitë e studimit në këtë universitetet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.