Gjilani përveç që është qendër e Anamoravës, posedon edhe një specifik duke u kufizuar me dy shtete në këtë rast me Maqedoninë dhe Serbinë , pra është një trekëndësh që lidhet Kumanovën-Preshevën–Bujanocin por edhe si Rajon kufizohet edhe me Medvegjë.
Shkruan : Refik HASANI
Pozita e Gjilanit në këtë rast , Universiteti publik të përmbush nevojat jo vetëm të Gjilanit e Rajonit por edhe ka një rol që studentët të regjistrohen këtu dhe të kenë një kuotë më të shtuar se vitet e kaluara pasi është më i afërt me këto Komuna.
Përveç kuotës nga Presheva, Bujanoci dhe Rajoni i Kumanovës , është e mira të mirës që studentët të lirohen fare nga pagesat për provime dhe semestër për Fakultet . Duke marrë parasysh diskriminimin që ju bëhet, ndihet dhe mungesa e një universiteti publik edhe është mirë të trajtohen duke u akomoduar edhe në konvikte pa pagesë.
Kuota që do të duhej të rritet për këto studentë dhe akomodimi i tyre jo vetëm për studime themelore , por këto lehtësira apo trajtime duhet të jenë edhe në studimet postdiplomike në Master dhe specializime tjera.
Dihet mirëfilli që për shumë vite është aplikuar njëanshëm taksa kufitare për shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva nga që kanë hyrë në Kosovë – këto të hyra t’ju kthehen në njëfarë mënyre duke ju ndihmuar në kuadro nga ajo pjesë .
Universitetit i bjenë hise më së shumti të investojë jo vetëm në Anamoravë por edhe për studentë nga Medvegja, Bujanoci, Presheva dhe pjesa e Kumanovës . Është interes strategjik e kombëtar për shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të tri Rajoneve apo Krahinave tona shqiptare .
Gjilani tani edhe qytet Universitar të instalon një frymë integruese pasi është një trekëndësh kufitarë nga tri shtete të tanishme dhe jan me një domethënje të madhe kulturoro – historike dhe ekonomike.
Studentëve nga këto Komuna duke ju mundësuar që sa më shumë të studiojnë në Gjilan përveç që do të ngritën në aspektin profesional dhe jan më afër familjes së tyre dhe shpenzimet do ti kenë më të pakta dhe po aq me rëndësi do të punësohen në administratë pasi ende kemi mungesë në gjykata, shëndetësi, gjeodezi e kadastër.
Universiteti i Gjilanit , duhet të jetë plotësim dhe përmbushje për këto tri rajone ku do shtohej komunikimi në mes të tri hapësirave tona etnike ,në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare, por edhe do të afrohen duke komunikuar dhe duke integruar këto tri skaje të trungut tonë. /2L ONLINE/