DYLON

Universiteti i Gjilanit përfitues i projektit për vlerësimin e teksteve shkollore nga klasa I-V

Universiteti i Gjilanit përfitues i projektit për vlerësimin e teksteve shkollore nga klasa I-V
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Granteve shkencore 2020 në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan përkatësisht Institutit për Trajnime dhe Hulumtime Arsimore është përfitues i projektit me titull “Ndikimi i teksteve shkollore nga klasa I-V në zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve”.

Drejtori i institutit Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri – udhëheqës i projektit dhe ekipi në përbërje të Prof.Ass. Dr. Emin Krasniqi, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismajli, Ass. Rina Rasimi, Ass.Liridona Mehmeti, Prof.Dr. Fadbi Osmani – konsulent, studentet Elitë Bardhi, Verona Huruglica dhe Alisa Bekteshi do të punojnë në realizimin e këtij projekti.

Qëllimi i projekti është të eksplorojë dhe të masë se deri në çfarë mase tekstet shkollore nga klasa I – V dhe kompetencat e mësimdhënësit në klasë, krijojnë mundësi për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve të shkollës fillore në Kosovë.

EkoHigjiena

Dizajni i këtij projekti është kryer sipas kombinimit të tri metodave kryesore: të analizës së përmbajtjes, intervistimit të mësimdhënësve dhe vëzhgimit në klasë, duke krahasuar rezultatet nga analiza e përmbajtjes (skeda) nga intervistimi i mësimdhënësve dhe vëzhgimi në orët mësimore, ku mund të arrijmë në disa përfundime të dobishme, si për hartuesit e kurrikulave ashtu edhe për zbatuesit e tyre.

Gjithashtu, përmes krahasimit të mesatareve të rezultateve mund të shihet se cili nga tekstet, njësitë mësimore, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të mundësive për MK dhe gjithashtu mund të shohim se cili nga tekstet apo njësitë mësimore jep më pak mundësi për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve. Si për rastin e parë ashtu edhe për të dytin këto rezultate do t’iu hyjnë në punë hartuesve të kurrikulave e veçanërisht autorëve të teksteve për të parë anët e forta dhe të dobëta të tekstit mësimor.

Faza e parë e këtij projekti do të zgjasë rreth 9 (nëntë) muaj.

Rezultatet e pritura nga ky projekt mbi ndikimin e përmbajtjeve tekstuale që nxisin zhvillimin e mendimit kritik do të mbështeten në rezultatet e këtij studimi. Rezultatet e paraqitura natyrshëm çojnë në nxjerrjen e disa përfundimeve me interes për hartuesit e teksteve dhe politikbërësit e kurrikulave shkollore në Kosovë.

Gjithashtu, ndihmë të veçantë ky projekt do ti ofroj edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në planifikimin e politikave arsimore dhe implementimin e udhëzimeve që shërbejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e efikasitetit dhe cilësisë së teksteve shkollore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.