DYLON

Universiteti i Gjilanit mbylli sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, ne të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi 09iu konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.

Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sadriu.

EkoHigjiena

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 20-21. 07.2015 do të mbahen provimet pranuese, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në web faqen e universitetit

www.uni-gjilan.net më datë 18.07.2015, kurse më 22 korrik 2014 shpallen rezultatet. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit,kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-24 korrik 2015. /2L ONLINE/