DYLON

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” promovoi ofertën akademike para maturantëve të Preshevës dhe Bujanocit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” promovoi ofertën akademike për vitin akademik 2015/16 para maturantëve të shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, gjegjësisht në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë dhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Prorektori për financa, Gëzim Tosuni dhe profesorët e UKZ-së, Xhevat Sopi, Lulzim Rashiti dhe Visar Sutaj, para maturantëve kanë shpërndarë broshura me informacione për fakultetet dhe programet studimore në kuadër të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, si: Programin e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Ata po ashtu para maturantëve të këtyre shkollave kanë mbajtur nga një ligjëratë të shkurtër, ku i kanë njoftuar nxënësit në detaje për kushtet dhe mundësitë që ua ofron Universiteti ynë. Ekipi promovues i UKZ-së, maturantët i informuan gjithashtu edhe për zgjedhjen e drejtimit në mënyrën e duhur, për shkak të rëndësisë që ka zgjedhja e profesionit.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, maturantët e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, treguan interesim të veçantë për programet studimore sipas fushës së tyre të shkollimit, mënyrën e regjistrimit dhe kushtet për pranim. Ata u informuan në detaje për parakushtet që duhet të plotësojnë, me qëllim që të arrijnë me sukses të regjistrohen në studimet në programet studimore të preferuara prej tyre./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.