DYLON

Universiteti i Gjilanit ka shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universiteti I Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë.

Nga numri i përgjithshëm si më sipër, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Për ta lehtësuar aplikimin Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe të shtunave. Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06.07.2015 deri më 13.07.2015 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave)

Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete)
Shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, ueb faqen e Universitetit.

Provimi pranues do të mbahet më 20-21 .07.2015. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015.
Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe fletë konfirmimin e lëshuar me rastin e aplikimit.

Ju sjellim tabelen rreth pranimit të studentëve të rinj nëpër fakultetet e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.