DYLON

United i gatshëm të përfshijë Januzajn në blerjen e Depay

Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e Manchester Unitedit, janë duke e menduar përfshirjen e Adnan Janzuajt në blerjen e mundshme të futbollistit të PSV-së, Memphis Depay. Sipas mediave në ishull, klubi nga “Old Traffordi” është i gatshëm t’ia ofrojë PSV-së, 25 milionë euro, plus anësorin shqiptar për Depay.

Drejtori sportiv i PSV-së, Eindhoven, Marcel Brands ka konfirmuar interesimin për transferimin e reprezentuesit shqiptar të Belgjikës, por sipas tij, PSV synon ta këtë Januzajn në skuadër në formë huazimi. Brands mendon se transferimi i talentit shqiptar do të ishte një përforcim i madh i skuadrës holandez për sezonin e ardhshëm në Champions League.

EkoHigjiena

“Nëse një lojtar të tillë si Adnan Januzaj do të pranonte të vijë dhe luajë futboll në Champions League, atëherë shansi është më i madh për bërë një veprim të përkohshëm”, tha Brands.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.