DYLON

UNHCR pasuron Bibliotekën e UKZ-së përmes një donacioni me literaturë

UNHCR pasuron Bibliotekën e UKZ-së përmes një donacioni me literaturë
Avatar photo Redaksia

Biblioteka e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është pasuruar me një donacion të rëndësishëm të literaturës, kryesisht në lëminë e Juridikut, e që janë në gjuhën angleze me përmbajtje mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë. Ky donacion, i ofruar nga Zyra e Shefit të Misionit të UNHCR-së në Prishtinë, do të ndihmojë studentët e Fakultetit Juridik dhe stafin të kenë qasje në burime të vlefshme për të thelluar njohuritë e tyre mbi Mbrojtjen Ndërkombëtare dhe mandatin e UNHCR-së.

Kjo mbështetje është bërë e mundur përmes UNHCR-së me financimin e Programit Rajonal IPA III të Komisionit Evropian: “EU Regional Support to Protection-Sensitive Migration Management Systems in the Western Balkans”. Ky program synon forcimin e menaxhimit të migracionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar qasje në literaturë të specializuar dhe informacion të përditësuar mbi të drejtat e refugjatëve dhe çështjet e azilit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili së bashku me ekipin e tij ka pritur në takim Z. Arjun Shrestha, Shef i Misionit të UNHCR-së në Kosovë, dhe përfaqësues të Misionit të UNHCR-së në Prishtinë, ka vlerësuar donacion si një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të bibliotekës universitare dhe forcimit të kapaciteteve akademike në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të refugjatëve.

Ndërkohë gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen për të mbështetur edhe më tej studentët dhe stafin akademik të UKZ-së.

Donacioni i UNHCR-së vjen në një kohë kur Universiteti Publik “Kadri Zeka” po zgjerohet vazhdimisht në aspektin akademik, duke u përpjekur të ofrojë qasje në literatura bashkëkohore dhe të përditësuara me zhvillimet më të fundit shkencore dhe profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.