DYLON

UNESCO sot shqyrton kërkesën e kosovës për anëtarësim

Avatar photo Redaksia

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, është thënë se do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë Agjenci të OKB-së. Lajmi që Kosova ka aplikuar për anëtarësimi në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të njohur shkurtimisht si UNESCO, ka ngjalluar reagimin e qeverisë së Serbisë. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendi i tij do të bëjë çmos, që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, është themeluar në nëntor të vitit 1945. UNESCO, ka 195 anëtarë të rregullt dhe nëntë anëtare të asociuara, të cilat nuk kanë të drejtë vote. Udhëhiqet nga Konferenca e Përgjithshme dhe Bordi Ekzekutiv. Sekretariati, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, zbaton vendimet e këtyre dy mekanizmave.

EkoHigjiena

http://www.rtklive.com/?id=2&r=44031

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.