DYLON

UNESCO përfshin Kosovën në rend të ditës

Avatar photo Redaksia

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, e ka përfshirë në rend të ditës propozimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Në debatin pas miratimit të rendit të ditës, pakënaqësitë për vendimin e përfshirjes së anëtarësimit të Kosovës në agjendë i kanë shprehur vetëm përfaqësuesit e Rusisë, Kinës, Kubës dhe Argjentinës, transmeton rtklive.com.

Për propozimin e anëtarësimit të Kosovës pritet të debatohet dhe votohet më 20 tetor para përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s, e cila do të zgjasë deri më 22 tetor. Vendimi merret me shumicë votash, kurse nëse propozimi pranohet, atëherë vendimin përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës do ta marrë Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila mbahet prej 3 deri më 18 nëntor. Në Konferencën e Përgjithshme marrin pjesë 195 anëtarët e UNESCO-s dhe secili vend ka një votë. Për anëtarësimin e Kosovës janë të nevojshme dy të tretat.

EkoHigjiena

Kërkesën për pranim të Kosovës në UNESCO formalisht e ka parashtruar Shqipëria, ndërsa është përkrahur nga 45 vende, ndër to SHBA, Gjermania, Britania, Franca, Austria, Sllovenia, Irlanda, Holanda, Luksemburgu, Danimarka, Finlanda, Suedia, Turqia si dhe Estonia, Letonia e Lituania. Po ashtu është mbështetur edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahreini, Belizi, Burkino Faso, Çadi, Kostarika, Bregu i Fildisht, Republika Domenikane, Salvadori, Gaboni, Gambia, Gana, Grenada, Guineja, Haiti, Hiondurasi, Jordania, Lesoto, Omani, Panama, Papua Guineja e Re, Senegali, Somalia , Sudani Jugor, Togo, Tanzania dhe Vanuatu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.