• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Unë jam me punëtorët!

Redaksia 2LONLINE 3 Qershor, 2019 4 min
 Unë jam me punëtorët!

Këtyre ditëve në komunën tonë është aktuale tema e debatit rreth orarit të punës, respektivisht pushimit për ditën e diel, festave apo më mirë me thënë ndaljes së skllavërizmit për puntorët në sektorin privat.

Shkruan: flurim Arifi

Të gjithë ne dimë se në çfarë gjendje janë punëtorët e sektorit privat, ku vetëm këtë vit kemi vdekjen e disa punëtorëve gjatë orarit të stërgjatur në punë, në shumicën e rasteve për fajin e punëdhënsit pasi që kanë dështuar që ti përmbushin kushtet elementare të sigurisë në vendin e punës.

Shteti i ri i Republikës sonë ka dështuar në mbrojtjen e së drejtës elementare të punëtorit, e që është siguria në punë.

Por le të kthehemi edhe një herë te kjo çështje në komunën tonë. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, një ndër pikat e rendit të ditës ishte paraparë të ishte edhe pika që rregullon orarin e punës të sektorit privat: “që dita e diel të ishte pushim, po ashtu ishte propozim që edhe gjatë festave të ishte pushim për sektorin privat”.

Është e nënkuptueshme që ky propozim i ka kaluar gjitha procedurat para se të vijë në kuvend. Por fatkeqësisht aty ku është vendi që ti ipet epilogu propozimeve, ky propozim mori goditjen fatale, heqja e propozimit nga rendi i ditës, dhe padyshim që kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të bashkëdyzuar në mes të grupeve të interesit.

Është me rëndësi që opinioni i gjërë ta dijë që nga kush erdhi propozimi që kjo pikë të zhvendoset për një seancë të papërcaktuar, prandaj shoqëria civile dhe mediat do të duhej që të ngritin këtë çështje në të gjitha debatet apo takimet me qytetarët në mënyrë që qytetarët (lexo votuesit) të kenë informatën e saktë se si përfaqësuesit e tyre po i “mbrojnë” interesat e tyre. Po ashtu si në gjtha situatat ka «për» dhe «kundër» , dhe normal që pro zhvendosjes së kësaj pika kanë qënë gjithë ata të cilët janë direkt apo indirekt të lidhur me biznesin, kurse kundër zhvendosjes së kësaj pike kanë qenë një grusht i vogël i këshilltarëve (e që në këtë rast i përshëndes).

Ajo që më intrigoi të shkruaja ishte nisma e këtij grupi të këshilltarëve (që ishin kundër zhvendosjes së pikës) për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë që për mue dhe besoj për shumë qytetarë të komunës sonë është interes krucial.
Më këtë rast ju bëjë thirrje gjithë këshilltarëve komunal që të nënshkruajnnë këtë nismë dhe të rënditën në anën e së drejtës, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Dhe krejt në fund, kur pozita dhe opozita (ose kur nuk ka hiç opozitë) i harmonizojnë qëndrimet në atë vend (komunë) dhe në atë “nahi”, nuk ka “ditë të bardha” siç e ka thënien «e famshme» Kryetari i Komunës.

P.S. Unë personalisht nuk kam asgjë kundër bizneseve private, sepse ato janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, por në këtë rast unë jam me të drejtën e punëtorëve së pari, e pastaj me ndërmarrësit.

/autori është anëtar i KD të degës së PDK-së në Gjilan/

 

Etiketa:afaristët Flurim Arifi orari punëtorët
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Sokol Haliti vizitoi punëtorët e sektorit publik të komunës së Vitisë

13 Korrik, 2022

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat

21 Prill, 2022

PDK do të ofrojë përkrahje për të gjithë afaristët pa dallim

7 Tetor, 2021

OAK kërkon zgjatjen e orarit dhe përkrahje më të madhe të bizneseve

22 Dhjetor, 2020

Urime 21 vjetori PDK!

10 Tetor, 2020

Faza e dytë e hapjes graduale!

17 Maj, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com