DYLON

UNDP mirënjohje Gjilanit për luftim të korrupsionit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit për partneritetin 3-vjeçar në luftim të korrupsionit. Mirënjohjen ia ka ndarë kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, koordinatori i UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell.

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Russell për këtë vlerësim, duke thënë se që nga marrja e mandatit të kryetarit po qeverisë me Gjilani me duar të pastra dhe dy er të hapura për qytetarët.

EkoHigjiena

Haziri theksoi se për të parandaluar korrupsionin e mundshëm ka dhënë në dispozicion 2 mijë euro për çdo qytetar që e lajmëron këtë dukuri dhe ai mbetet anonim.

Haziri tha se me këta hapa që i ka ndërmarrë ai në parandalimin e korrupsionit të mundshëm, investitorët e huaj do të mund të investojnë në Gjilan pa dilema.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit, në mbështetje të UNDP-së, e ka hartuar Planin për Integritet, sikurse që e ka miratuar në Kuvend edhe planin strategjik për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.