DYLON

UNDP-KFOS po vazhdon me asistencën për Organet komunale së Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve dhe Përformanca e Organeve Komunale” të asistuar nga këshilltari I UNDP-KFOS, Flamur Zeqiri dhe në bashkëpunim me zyrtarin përgjegjës të Zyrës Komunale për Integrime Evropiane të Komunës së Vitisë, Përparim Sadikun, në vazhdën e takimeve punuese me drejtoritë komunale, është mbajtur takimi i radhës me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth realizimit të objektivave komunale, që dalin nga Plani I Veprimit për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit (MSA) 2015, mekanizmi i koordinimit ndër institucional, zhvillimi i mekanizmit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies si dhe për zhvillimin e sistemit të monitorimit dhe vlerësimit.

EkoHigjiena

Përndryshe takimet e tilla pritet të mbahen në të ardhmen edhe me drejtoritë tjera, njësitë dhe zyrat komunale dhe kanë si qëllim kryesor zhvillimin e kapaciteteve komunale, funksionalizimin dhe ngritjen e përformances së punës brenda institucionale të organeve komunale në kuadër të obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane për nivelet komunale.

Ndërkaq përkrahja e UNDP-KFOS-it për organet komunale me takimet e tilla u cilësuan si të nevojshme në fushën e përformancës sa më të mirë të institucioneve lokale të Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.