DYLON

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për procesin e integrimit Evropian

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për procesin e integrimit Evropian
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjerëtanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe mundësitë për të zgjëruar këtë bashkëpunim edhe më tutje.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë, për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

EkoHigjiena

Ministrja Hoxha falëndëroi Z. Russell për përkushtimin e tij përsonal për të koordinuar aktivitetet në mënyrë që të ketë zbatueshmëri sa më të mirë. Poashtu , Ministrja Hoxha ishte mirënjohëse për kontributin që ka dhënë UNDP për ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Ndërsa Z. Russell uroi ministren Hoxha për detyrën e re. Njëkohësisht, potencoi se duke kuptuar rëndësinë që ka ministria e integrimit Evropian në shtyerjen përpara të reformave institucionale, shprehu gatishmërinë për të zgjëruar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy institucuioneve tona.

http://www.mei-ks.net/sq/lajmet/undp-do-t-vazhdoj-prkrahjen-pr-procesin-e-integrimit-evropian- –

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.