DYLON

UNDP dhuroi donacion për MPB-në

UNDP dhuroi donacion për MPB-në
Avatar photo Redaksia

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Lulzim Ejupi priti në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), znj. Marta Gazideda.

Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP) UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.

Në fund të takimit z. Ejupi e falënderoj përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.