Gjilan – (2LONLINE) – Përfaqësues të AAK-së së Gjilanit kanë bërë të ditur se kanë përfunduar punimet për vënien e ulëseve në lagjen “Arbëria” dhe se qarku rrugor në mes të shkollës fillore “Abaz Ajeti” dhe varrezave të qytetit, tashmë i ka edhe ulëset për pushim për çdo qytetarë që dëshiron të pushojë.
Sipas tyre, kjo pjesë është e frekuentuar në masë nga banorët e lagjes “Arbëria” dhe nga nxënësit e shkollës fillorë “Abaz Ajeti”, e tani është bërë me ulëse falë iniciativës dhe ndihmës së kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu.
Tani këtu është krijuar një vend ti përshtatshëm dhe i rregulluar mirë për pushim. /2lonline/